Aksident i rëndë trafiku në Milot, 5 të lënduar Foto: Koha

Aksident i rëndë trafiku në Milot, 5 të lënduar

17 qershor 2018 20:12

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Milot.

Policia e shtetit shqiptar njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20, ku mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin B.D., mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin M.K. dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues I.T. janë përplasur me njëri-tjetrin, transmeton kp.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në spital.

Aksidenti, po ashtu, ka shkaktuar edhe kolonë të gjatë në Fushë Milot.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme