Kronikë

E godasin shitësin me kondak të armës, ia marrin 3000 euro dhe një sasi cigaresh

Foto: Ilustrim

Në një market të një pompe të të derivateve në Gllogoc, mbrëmë ka ndodhur një grabitje me armë me ç’rast shitësi ka mbetur i lënduar.

Disa persona të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë me forcë në market, dhe me kondak të armës kanë goditur një punonjës të maketit. Nga arka kanë grabitur rreth 3000€ dhe një sasi të cigareve, transmeton Koha.net raportin e policisë.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupor dhe i është ofruar ndihmë mjekësore. Rasti është duke u hetuar, nga njësitet policore.