Aksidentalisht plagos veten dhe shokun e tij në Ferizaj Foto: Ilustrim

Aksidentalisht plagos veten dhe shokun e tij në Ferizaj

15 qershor 2018 09:37

Një person në fshatin Varosh të Ferizajt të enjten aksidentalisht ka plagosur veten dhe shoqëruesin e tij.

Policia e Kosovës njofton se i dyshuari ka dëshmuar që aksidentalisht ka plagosur veten dhe shoqëruesin me një revole Ekol.

“Njësit përkatëse kanë dale në vendngjarje ku në njërën veturë kanë gjet dhe konfiskuar një revole e llojit Ekol me një fishek të kalibrit 7.65 mm. Në vende ngjarje kanë dal njësit përkatëse ku sipas të dyshuarit aksidentalisht ka plagosur veten dhe viktimën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme