Kronikë

Gjendet i vdekur 73 vjeçari nga Peja që familja e raportoi të zhdukur nga 12 qershori

Një person i zhdukur dy ditë më parë në Pejë është gjetur nga policia pa shenja jete.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Kallxo.com se është gjetur pa shenja jete një person i cili është raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai tha se familjarët kanë raportuar në polici se personi 73 vjeçar ka dalë për tu shëtitur me 12 qershor dhe nuk është kthyer më në shtëpi.

“Njësitet policore dhe njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së e kanë gjetur personin e zhdukur pa shenja jete në fshatin Shtupeq i Vogël në Pejë, në vendin e quajtur ‘Varri i Sykës’”, tha Rugova.

Ai shtoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa njësitet janë duke u marrë me hetimin e rastit.