Arrestohet dhe i merret arma personit të dehur

Arrestohet dhe i merret arma personit të dehur

14 qershor 2018 14:44

Policia e Kosovës në Gjilan sot rreth orës 03:00 në restorantin “Adriatiku” në rrugën e fshatit Perlepnicë kanë kontaktuar personin për të cilin dyshohej të posedonte një armë zjarri.

Ai ka pranuar se kishte armën e zjarrit Zastava ,cal. 7.65, me një karikator në të cilin ka pasur tre copë fishek, arma dhe municioni janë konfiskuar nga ana e Policisë, transmeton Koha.net.

I dyshuari është arrestuar dhe sjell në stacionin policor. Të njëjtit i është bërë matja e prezencës së alkoolit në gjak ku ka rezultuar të jetë 1.78 promila.

Me vendim të prokurorit të shtetit për krime të rënda, ndaj të dyshuarit është vënë masa e ndalimit policor për 48 ore, nën akuzën për “ Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme