Kronikë

Një muaj paraburgim për kërcënim ndaj vëllezërve në gjykatën e Gjilanit

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurin E. A., pasi të martën kishte kanosur vëllezërit e tij, A. A. dhe N. A., në kohën sa ishte duke u mbajtur seanca gjyqësore lidhur me trashëgiminë.

Me këtë rast gjyqtari i ka kërkuar të njëjtit që të lirojë gjykatoren, mirëpo i pandehuri nuk i kishte përfillur urdhrat e gjykatësit, ku është dashur intervenimi i sigurimit të gjykatës dhe gjatë largimit të tij nga salla ka fyer gjyqtarin.

Pala ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.