Vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës, të dyshuarit për plagosjen e djeshme te “Sami Frashëri” Foto: Koha

Vëllai dhe nipi i Enver Sekiraqës, të dyshuarit për plagosjen e djeshme te “Sami Frashëri”

13 qershor 2018 11:47

Burime të Koha.net marrin vesh se të dyshuarit në rastin e djeshëm të tentim-vrasjes tek gjimnazi “Sami Frashëri” në Prishtinë janë vëllai i Enver Sekiraqës, Naser Sekiraqa dhe Fatlum Abazi, të cilët janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, ata dyshohet se kanë plagosur dje në orët e pasdites dy persona. Emri i njërit nga të plagosurit, po sipas këtyre burimeve, është Zenel Jashari, ndërsa emri i të plagosurit të dytë është i panjohur.

Arrestohen dy të dyshuar për tentim-vrasjen e djeshme te “Sami Frashëri”, i treti në arrati

Ndërkaq, Policia ka thënë se në arrati është edhe një i dyshuar i tretë, kurse Koha.net merr vesh se ai është nipi i Enver Sekiraqës, Jan Abazi.

Detajet e plagosjes së dy personave në Prishtinë

Madje mësohet se të gjithë këta janë të njohur për Policinë dhe kanë të kaluar kriminale.

Nga Policia e Kosovës, portalit Koha.net jozyrtarisht i kanë konfirmuar se janë pikërisht këta të përfshirët e incidentit të djeshëm.

Kujtojmë se dje, dy persona u plagosën në afërsi të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë. Ata u sulmuan derisa ishin në veturën e tipit “Ford”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme