Kronikë

Kërcënon në gjyq se me forcë do t’i zgjidh problemet

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ka prishur qetësinë në gjykatën në Gjilan gjatë një procesi gjyqësor për prona.

I arrestuari ka kërcënuar se disa çështje pronësore do t’i zgjidhë me forcë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.