E bën gruan për spital, policia e lë të lirë Foto: Ilustrim

E bën gruan për spital, policia e lë të lirë

13 qershor 2018 10:40

Një person ka rrahur bashkëshorten duke i shkaktuar lëndime trupore, por Policia e Kosovës e ka lënë të lirë të dyshuarin.

Rasti ka ndodhur të hënën gjatë ditës dhe viktimës i është ofruar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara nga rrahja, derisa bashkëshorti i saj është lënë i lirë.

“Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori, QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme