Kronikë

Rrahje në Emshir, një i arrestuar

Një person është arrestuar në Emshir të Prishtinës pasi ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull shtetas të Shqipërisë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas raportit të policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.