Kronikë

Në Shqipëri, bie numri i vrasjeve

Descriptive Text

Siguria në Shqipëri është rritur dhe kjo faktohet edhe nga statistikat lidhur me numrin e vrasjeve. Nga 48 vrasje të regjistruara në vitin 2010, statistikat flasin për 19 vrasje në vitin 2018.

Duke sjellë një tabelë krahasuese të statistikave të numrit të vrasjeve për periudhën janar-maj nga viti 2010 deri më sot, kryeministri Edi Rama paraqet shifra konkrete për të faktuar situatën e sigurisë në vend.

Në kundërpërgjigje të akuzave të opozitës nga foltorja e Kuvendit sa i takon situatës së sigurisë, Rama publikoi një tabelë ku shihet trendi rënës i numrit të vrasjeve në vend.

“Siguria në vend? ‘Shih e shkruaj’, thotë populli”, shkruan kryeministri, në rrjetin social “Facebook”, duke paraqitur një tabelë.

Referuar tabelës, në periudhën janar-maj të vitit 2010 regjistrohen 48 vrasje; në vitin 2011 kemi 41 vrasje; në vitin 2012 kemi 43 vrasje; në vitin 2013 regjistrohen 48 vrasje; në vitin 2014 regjistrohen 49 vrasje; në vitin 2015 kemi 21 vrasje; në vitin 2016 kemi 30 vrasje; në vitin 2017 kemi 25 vrasje dhe në vitin 2018 regjistrohen 19 vrasje./ATSH