Kronikë

Katër të arrestuar për vjedhje e mashtrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar në Prishtinë katër persona si të dyshuar për vjedhje të veturës.

Sipas Policisë, tre persona janë arrestuar më 22 maj, ndërsa personi i katërt është arrestuar sot.

Përveç vjedhje të veturës të arrestuarit dyshohen edhe për vepra tjera, si mashtrim, keqpërdorim i besimit,etj.

Personat e dyshuar janë A. K. 33 vjeç, E. C. mashkull, 37 vjeç, A. F. mashkull, 32 vjeç, dhe E.O. 30 vjeç.