Kronikë

Në Bardh të Madh të Fushë-Kosovës konfiskohen armë e municion

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, dje rreth orës 17:00, kanë kryer një operacion bastisjeje në një shtëpi në fshatin Bardh i Madh ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri:

• një pushkë gjuetie,

• një pushke gjysmë automatike M48,

• një pushke automatike AK47, si dhe

• 61 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar:

 I. G, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj të cilit është iniciuar rasti Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Pasi është intervistuar nga e policisë, me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.