Kronikë

Dy të arrestuar për vjedhje të lopëve në Kliqinë të Pejës

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës të martën pasi kanë vjedhur tri lopë nga stalla e një personi.

Nga të dyshuarit janë konfiskuar 1030 euro. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë lirohet.