Kronikë

Policia jep detaje për rrahjen e katër policëve në Prishtinë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën pasdite ka hasur në një person të dyshuar dhe ka tentuar ta ndalojë atë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Sipas PK-së, i dyshuari ka arritur t’i shmanget zyrtarëve policorë duke u futur në një shtëpi, nga e cila kanë dalë disa persona tjerë që kanë rrahur katër policët, transmeton Koha.net.

“Nga mjete të forta që janë përdorur prej personave të dyshuar, kanë pësuar lëndime trupore katër zyrtarët policorë. Policia ka arritur ta marrë në kontroll situatën dhe ka arrestuar pesë persona të dyshuar, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.