Kronikë

Digjet shtëpia në Pejë, një i lënduar

Një person është lënduar gjatë përpjekjes për shuarjen e zjarrit që kishte kapur një shtëpi në fshatin Qyshk të Pejës.

Ai kishte njoftuar njësitë emergjente se shtëpia ishte djegur pas një defekti elektrik.

Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë një ekip i KEDS-it, si dhe eksperti i zjarreve. Gjatë shuarjes së zjarrit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.