Shqipëria dhe Kosova në kërkim të dëshmitarit Nue (Nuel) Kalaj Foto: Ilustrim

Shqipëria dhe Kosova në kërkim të dëshmitarit Nue (Nuel) Kalaj

04 qershor 2018 06:31

Prokuroria dhe Policia e Kosovës janë vënë në kërkim të shtetasit me kombësi të Kosovës dhe Francës Nue(Nuel) Kalaj, por nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij.

Në përgjigjen që Prokuroria e Kosovës i ktheu asaj shqiptare, pas dërgimit të letërporosisë thuhet se ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij, ndonëse janë ushtruar disa kontrolle, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nue (Nuel) Kalaj nga Kosova akuzohet pas një hetimi parlamentar në Shqipëri për çështjen “CEZ” se ka luajtur rolin e sekserit për marrëveshjen e privatizimit të OSSH (Operatori i Sistemit të Shpërndarjes) në Shqipëri, kompanisë çeke të energjisë, CEZ dhe Qeverisë “Berisha”.

Organi i akuzës në Shqipëri kërkon ta marrë Nuel Kalajn në pyetje në Tiranë, ku po zhvillohet dhe hetimi për çështjen CEZ. Prokuroria shqiptare kërkon të dhëna në lidhje me rolin e tij gjatë bisedimeve dhe gjatë marrëveshjes me çekët.

Në daljet e fundit mediatike, Kalaj është shprehur se kishte një kontratë me CEZ për të mbledhur informacione në lidhje me gjendjen e rrjetit të OSHEE, por në asnjë rrethanë nuk është negociuar nga ana e tij për privatizimin e borxheve. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme