Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit të zhdukur tash 2 javë nga Peja

Gjendet trupi i pajetë i mësimdhënësit të zhdukur tash 2 javë nga Peja

02 qershor 2018 20:16

Është gjetur i vdekur 62-vjeçari, Idriz Muriqi, i zhdukur nga mëngjesi i 22 majit në Pejë. Viktima u gjet nga FSK-ja, 300 metra larg urës tek Llugat e Drinit, në Saradran të Pejës.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës nga Rajoni i Pejës.

“Në vazhdimin e hetimeve është identifikuar një zonë e caktuar ku do të mund të gjendet personi i zhdukur, kështu që janë angazhuat edhe njësitet e specializuara të FSK-së të cilët së bashku me Policinë e Kosovës kanë vazhduar kërkimin nëpër ujërat e lumit ‘Drini i Bardhe’. Ky kërkim sot rreth orës 14:00 ka rezultuar me gjetjen e kufomës në vendin e quajtur ‘Llugat e Drinit’ në fshatin Saradran (Istog)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë dërgohet në Departamentin e Mjekësisë ligjore për obduksion.

Muriqi, nga fshati Vitomiricë i Pejës, punonte si mësimdhënës i lëndëve teknike në shkollën e mesme teknike në Pejë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme