Për një borxh rrihen mes vete me shkopinj druri Foto: Ilustrim

Për një borxh rrihen mes vete me shkopinj druri

02 qershor 2018 12:00

Katër persona në fshatin Duhël të Suharekës, janë rrahur mes vete me shkopinj druri.

Policia njofton se rrahja kishte ndodhur si pasojë e një borxhi.

Tre prej tyre, kanë marrë lëndime trupore me ç’rast janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, e më pas janë liruar.

Me vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve me ç’ rast tek njëra palë është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me afat të skaduar dhe 16 fishekë 16-GA.

Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, të katërtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme