Kronikë

Gjendet i zhdukuri në Ferizaj, ishte larguar pasi kishte humbur 10 mijë euro në lojëra fati

Foto: Koha / ilustrim

Ditë më parë, një person ishte raportuar i zhdukur nga Policia e Kosovës.

Sot, përmes raportit policor, bën të ditur se ai është gjetur dje në Ferizaj. Për intervistim në polici, e kishin dërguar familjarët e tij.

Ai, ka deklaruar se kishte luajtur në lojëra fati me ç’rast aty kishte humbur 10 mijë euro, dhe nga depresioni që kishte pësuar, ishte larguar nga shtëpia pa e ditur familjarët.

Viktima, thuhet në raport, ishte gjetur pa ndjenja nga qytetarët në një rruge të Ferizajt, ku edhe ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal. Pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, rasti mbyllet me raport të veçantë.