I thyejnë veturën Audi Q7, i vjedhin edhe stoli në vlerë 7 mijë euro Foto: Ilustrim

I thyejnë veturën Audi Q7, i vjedhin edhe stoli në vlerë 7 mijë euro

02 qershor 2018 11:32

Në Prishtinë, dje një grua ka raportuar se persona të panjohur i kanë thyer veturën e tipit Audi Q7 me tabela vendore.

Me këtë rast, nga brenda i janë vjedhur stoli ari, sipas saj, në vlerë 7000 euro.

Policia përmes raportit të sotëm policor, thotë se me vendim të prokurorit të shtetit, rasti iniciohet dhe mbetet nën hetime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme