Kronikë

Tre shqiptarë në pranga në Dresden, u kapën me 250 pako të vogla hashash

Descriptive Text

Policia e Dresdenit ka arrestuar të mërkurën tre persona të dyshuar për diler droge, shkruan “Radioja e Dresdenit”.

Të tre personat nga Shqipëria ndodhen në paraburgim.

“Në një valixhe atyre je gjetën 250 pako të vogla me hashash me peshë të përgjithshme 2.9 kilogram”, përcjell albinfo.ch.