Përleshje në Grackë të Vjetër, grindje mes fëmijësh dhe jo ndëretnike Foto: Ilustrim

Përleshje në Grackë të Vjetër, grindje mes fëmijësh dhe jo ndëretnike

31 maj 2018 14:02

Prishtinë, 31 maj – Mbrëmë, rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në Fashatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, ka pasur një përleshje në mes të disa personave,bën të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat janë ballafaquar me veprime të dhunshme dhe sjellje agresive nga personat e dyshuar.

Për të mbajtur nën kontroll situatën si dhe për të kontrolluar sjelljet agresive të tyre, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve policore dhe kanë ndaluar përleshjen, duke arrestuar dy persona të dyshuar:

 M. M, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe

 F. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të Shtetit pas përfundimin e procedurave të nevojshme policore dhe ndaj tyre është iniciuar rasti lëndim i lehtë trupor.

e Beogradit kanë raportuar se në Grackë të Vjetër shqiptarët lokalë kanë sulmuar fëmijë serbë në kopshtin e lojërave dhe me këtë rast është plagosur një foshnje gjashtë muajsh, transmeton Koha.net.

Burime të Koha.net sqarojnë se në fakt në Grackë të vjtër kishte ndodhur një përleshje midis fëmijëve, në të cilën janë implikuar dy të rritur, njësi serb e tjetri shqiptar, të cilët ndërkohë janë arrestuar nga policia e më pas janë lënë të lirë në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme