Kronikë

Therje me thikë në qendër të Prishtinës

Descriptive Text

Një person është therur me thikë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në orën 11:00 dhe se kishte hasur në të plagosurin që i është ofruar ndihma mjekësore nga mjekët në terren dhe i njëjti është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.

“Sipas informacioneve të para është ngritur versioni i hetimit se pas një mosmarrëveshjeje që i dyshuari kishte me viktimën, në zyrën e tij e kishte sulmuar me shufër hekuri dhe më pas e kishte therur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se i dyshuari është identifikuar dhe se po punojnë për lokalizimin e vendndodhjes së tij.