Kronikë

Njëri nga të lënduarit prej shpërthimit të derivateve, në gjendje të rëndë

E plotësuar 17:17 Njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i derivateve, në gjendje të rënd

Njëri nga 4 të lënduarit nga shpërthimi i derivateve në Fushë-Kosovë, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Këtë e ka konfirmuar për KTV, Adem Kllokoqi, mjek i kirurgjisë plastike. Ka shtuar se i lënduari ka marrë djegie të shkallës 60 për qind. Ndërkaq, tre të tjerët janë lënduar lehtë.


16:10 - Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka bërë të ditur se shpërthimi i rezervuarit të derivateve në Fushë-Kosovë, ka ndodhur gjatë pastrimit të tij.

Nga shpërthimi i një prej katër rezervuarve të një deponie derivatesh në fshatin Miradi, kanë mbetur katër persona të lënduar.

Rexhep Maqedonci, prokuror i rastit, ka thënë se të gjitha detajet e hetimeve do të jepen me kohë.


Shpërthim në një rezervuar derivatesh në Fushë Kosovë, 4  të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar për një shpërthim, i cili ka ndodhur në një nga rezervuarët e një deponie derivatesh në fshatin Miradi të komunës së Fushë Kosovës, ku janë lënduar 4 persona.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit, transmeton koha.net.

Deri më tani nuk raportohet për të vdekur, por 4 persona theksohet se janë lënduar.

Policia ka evakuuar personalin në vendin e ngjarjes, ndërsa varësisht nga situata me zjarrin, policia pohon se mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve në një perimetër të caktuar, për të shmangur pasojat eventuale.