Babait që e mbyti të birin me shkop, 30 ditë paraburgim

Babait që e mbyti të birin me shkop, 30 ditë paraburgim

25 maj 2018 14:10

Gjilan, 25 maj –Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit dhe i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit G. B. në kohëzgjatje prej 1(një) muaji.

I pandehuri G. B. shqiptar nga komuna e Kamenicës, dyshohet se me datë 24.05.2018 në mënyrë tejet të vrazhdë, me dashje e ka privuar nga jeta djalin e tij, të ndjerin L. B., duke e goditur fillimisht me shufër plastike, e pastaj me një shkop druri disa herë në pjesën e pasme të kokës e në pjesë të tjera të trupit dhe duke mos i ofruar ndihmë, edhe pse kishte marr plagë të rënda.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1, 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.


Lexoni edhe: Për vrasjen që tronditi Kosovën flasin karaçevasit, shkolla në zi

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme