Kronikë

BSPK e shqetësuar me jo gatishmërinë e Qeverisë për sigurinë e punëtorëve në vendin e punës

Descriptive Text

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e sotme, me ç’rast në Fushë Kosovë humbi jetën një punëtor në vendin e tij të punës.

LEXO: Në Fushë-Kosovë vdes një person, u rrëzua nga ndërtesa ku punonte

Derisa aksidentet në vendet e punës veç po rriten, BSPK-ja shpreh shqetësim të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë.

“Edhe përkundër faktit që BSPK-së nga takimet e fundit me Kryeministrin i është premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e sindikalistëve do të trajtohen me kujdesin maksimal, aktualiteti po tregon se nuk po ndërmerren hapat konkret nga punëdhënësit për të krijuar ambient dhe kushte më të sigurta pune për punëtorët, por edhe nga organet kompetente të vendit që të bëjnë një mbikëqyrje me rigoroze lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë”, thuhet në një komunikatë të BSPK-së.