Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Prishtinë Foto: Ilustrim

Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Prishtinë

23 May 2018 14:15

Policia e Kosovës ka njoftuar se ankuesi ka informuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik me një person tjetër, ky i fundit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke e goditur në derën e pasme të veturës.

Nuk raportohet për të lënduar e as të arrestuar, përderisa rasti që ka ndodhur dje në ora 15.40, është duke u hetuar, thuhet në raportin e sotëm të rregullt policor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme