Tentimvrasje në Lubizhdë të Prizrenit, policia në kërkim të autorit Foto: Ilustrim

Tentimvrasje në Lubizhdë të Prizrenit, policia në kërkim të autorit

23 May 2018 10:19

Rreth orës 18:53 minuta, në magjistrale të fshatit Lubizhdë dje ka ndodhur një tentativë për vrasje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm për pjesëmarrësit në komunikacion, transmeton Koha.net.

Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet ‘Audi A 3’ nga Prizreni në drejtim të Suharekës, pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një Audi A 5, në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtarë ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre, me ç’rast një plumb ia ka shpërthyer gomën. I dyshuari më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes; janë sekuestruar katër gëzhoja dhe një predhë plumbi. Ndërkohë është identifikuar i dyshuari e më pas është kryer një bastisje në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur për t’u arrestuar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme