Burgoset shqiptari, një ndër figurat kryesore të bandës së kanabisit në Britani

Burgoset shqiptari, një ndër figurat kryesore të bandës së kanabisit në Britani

22 May 2018 22:02

Shqiptari Besjan Muja, i konsideruar si një ndër figurat kryesore të bandës së trafikantëve që qëndronte pas drogës me vlerë 750 mijë paund, të kapur në Gloucestershire, është dënuar me 2 vjet burg, raportojnë sot mediat britanike.

10 persona u arrestuan në operacionin e policisë në disa fabrika kanabisi dhe në prona që kontrolloheshin nga kjo bandë, në Gloucester dhe Cheltenham në 11 tetor të vitit të shkuar, transmeton Syri.

Pjesë nga ky operacion u transmetuan edhe në programin e Jeremy Kyle, The Kyles Files, që transmetohet në kanalin britanik ITV.

Të gjithë të arrestuarit u dënuan me burg, pasi pranuan akuzat për prodhim të drogës së Klasit B dhe akuza të tjera.

I fundit që u burgos ishte shqiptari Besjan Muja. 31-vjeçari u dënua me 2 vjet heqje lirie nga Gjykata e Bristol të premten e shkuar.

Teksa dha pretencën në prill, prokurori Ed Hetherington e përshkroi atë si një prej figurave kryesore të kësaj bande, së bashku me shqiptarët e tjerë Elis Gashi, Dardan Hoxhaj dhe Jeton Muja.

Anëtarët e tjerë të bandës: Gurgen Nikoci, Jeton Muja, Kreshmik Muja, Dardan Hoxhaj, Dritan Muhametaj, Elis Gashi, Ardit Agaaj, Bardhyl Arifaj, Aranit Kasaheri

Muja fillimisht e mohoi akuzën për shpërndarje dhe prodhim kanabisi, por e ndryshoi qëndrimin e tij pak përpara se të niste gjyqi në prill.

Ai pranoi gjithashtu posedimin e të mirave me burim kriminal, pasi gjatë kohës së arrestimin autoritetet policore i gjetën 7,500 paund kesh në automjet.

Aksioni i policisë britanike erdhi pas një hetimi 8 mujor për këtë bandë, e cila kishte lidhje në Forest Dean, Bristol, Birmingham dhe Liverpool.

Oficerët gjetën 908 bimë kanabis, me vlerë rreth 750 mijë paund, në ato që prokurori Hetherington i përshkroi si “fabrika tejet të sofistikuara” të prodhimit të kanabisit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme