Tre të arrestuar në Leposaviq për përdorim të armës Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar në Leposaviq për përdorim të armës

22 May 2018 10:27

Një person ka raportuar në polici se pas një zënke verbale që ka pasur me tre të dyshuar, një nga ta kishte përdorur armën e zjarrit pistoletë duke shtënë në ajër, ndërsa një tjetër kishte në kraharor një pushkë gjuetie.

Të tre të dyshuarit janë arrestuar.

Shtëpitë e të dyshuarve janë kontrolluar, por nuk është gjetur asgjë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme