Katër raste të armëmbajtjes pa leje në 24 orë në Kosovë Foto: Ilustrim

Katër raste të armëmbajtjes pa leje në 24 orë në Kosovë

22 maj 2018 10:19

Katër raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Një nga rastet ka ndodhur në fshatin Koretin të Kamenicës, ku policia ka gjetur një armë AK-47 me një fishek dhe një kuti me 15 fishekë të kalibrit 7.62 mm, në veturën e të dyshuarit. Ai është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Rexhaj” në Pejë, ku një person është arrestuar pasi iu ishin gjetur në veturë një pistoletë me 27 fishekë të kalibrit 9mm dhe 11 gëzhoja të të njëjtit kalibër. Edhe ai është liruar me urdhër të prokurorit.

armëmbajtje pa leje është arrestuar edhe një qytetar në fshatin Isniq të Deçanit. Atij pistoleta me shtatë fishekë të kalibrit 7.62mm dhe një armë automatike AK 47 me 11 fishekë iu gjetën gjatë kontrollit në shtëpi. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ku policia kishte gjetur një armë me gjashtë fishekë në veturën e një shqiptari, shtetas të Maqedonisë. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme