Të shtëna armësh në Pejë, s’ka të lënduar Foto: Ilustrim

Të shtëna armësh në Pejë, s’ka të lënduar

22 May 2018 10:06

Tre qytetarë kishin raportuar në polici se të dielën në rrugën “Zahir Pajaziti” të Pejës, teksa ishin duke lëvizur me veturë, dikush kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës së tyre.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.

Përpos dëmtimit në mbrojtësin e veturës, nuk është raportuar për të lënduar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme