Kronikë

Aksident në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, vdes një 18-vjeçar

Një 18-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 01:30 në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, të martën.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Llapnasellë dhe si pasojë, përpos 18-vjeçarit të vdekur, dy persona të tjerë janë lënduar.

Në aksident është përfshirë një veturë e tipit BMW që ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan.

Policia e Kosovës, rajoni i Prishtinës, ka konfirmuar për Koha.net se trupi i viktimës V.A. është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

{gallery}