Kronikë

Dy persona arrestohen për vjedhjen e traktorit në Skenderaj

Dy persona janë arrestuar në Skenderaj nën dyshimin për vjedhjen e një traktori, vjedhje që ishte raportuar dy ditë më parë.

Sipas policisë, të dyshuarit M.D. 33-vjeçar dhe E.M. 27-vjeçar, janë arrestuar nën dyshimin për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Në cilësi të provave materiale është gjetur dhe është sekuestruar traktori,i cili pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar për procedurë te rregullt.