Kronikë

Aksident mes dy motoçikletave dhe një veture, njëri motoçiklist në gjendje të rëndë

Dje në rrugën Prizren – Prevallë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë një person është lënduar rëndë.

Policia e Kosovës raporton se aksidenti ka ndodhur mes dy motoçikletave dhe një veture, të gjithë vozitës meshkuj.

Si pasojë e aksidentit, thuhet në raport, lëndime trupore kanë pësuar dy motoçiklistët ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda.

Ai është hospitalizuar në spitalin rajonal në Prizren dhe me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar.