Dy policë pësuan nga gjuajtjet në ndeshjen e tensionuar Vëllaznimi – Gjilani

Dy policë pësuan nga gjuajtjet në ndeshjen e tensionuar Vëllaznimi – Gjilani

20 maj 2018 13:13

Përpos futbollistit Betim Haxhimusa të Gjilanit, nga gjuajtjet e tifozëve me gjësende në fund të ndeshjes Vëllaznimi – Gjilani, kanë pësuar edhe dy policë.

Sipas njoftimit nga policia e Kosovës, dy policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar.

Njëri nga ta është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme