Dënim me burgim, me të holla dhe konfiskim për mashtrim të komunës së Prishtinës

Dënim me burgim, me të holla dhe konfiskim për mashtrim të komunës së Prishtinës

18 maj 2018 12:36

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve Kujtim Bucaliut dhe HIB Petrol Sh.P.K për shkak të veprave penale Mashtrimi dhe Mashtrimi i blerësve.

I akuzuari K.B është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë euro), të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

I akuzuari “H.P” person juridik me përfaqësues SH.H, (Shkëlzen Hetaj) është dënuar me dënim unik me gjobë në shumë prej 30.000€ (tridhjetë mijë euro), të cilën shumë është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 dite, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Të akuzuarit “H.P” SH.P.K, i konfiskohet Autoboti Cisterna-dizell e bardhë, me numër të regjistrimit 05-622–CO, me numër identifikues ËMAF022V96M190623, pronë e Kompanisë “H.P” SH.P.K, i cili është rezultat i veprës penale.

E dëmtuara komuna e Prishtinës, udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta realizojë në kontest të rregullt civilo - juridik.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


Lexoni edhe: Prokurori: U vërtetua se HIB Petroli e mashtroi Komunën e Prishtinës me naftën e dëmshme për shkolla

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme