Policia në kërkim të pronarit të parave të humbura në Fushë-Kosovë

Policia në kërkim të pronarit të parave të humbura në Fushë-Kosovë

16 maj 2018 14:58

Policia e Kosovës është në kërkim të pronarit të parave të humbura në Fushë-Kosovë.

Përmes një njoftimi, policia ka thënë se më 28 prill një personit i kanë rënë një sasi e konsiderueshme e parave në një dyqan në Fushë-Kosovë.

“Megjithëse nga ana e policisë janë ndërmarrë një varg veprimesh për identifikimin e personit, kjo gjë nuk është arritur. Për këtë arsye kërkojmë ndihmën tuaj [mediave], për publikimin e këtij njoftimi”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Shuma e parave të humbura gjendet në stacionin policor në Fushë Kosovë, andaj lusim qytetarin që të paraqitet në stacionin policor për t’i marrë paratë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme