Shpërthehet mjeti i dyshimtë në oborrin e Spitalit të Pejës, gjithçka i kthehet normalitetit

Shpërthehet mjeti i dyshimtë në oborrin e Spitalit të Pejës, gjithçka i kthehet normalitetit

16 maj 2018 12:28

17:05 - Pas afër 4 orëve është normalizuar gjendja në Spitalin e Pejës, pasi që ekipet e profesonializuara kryen një shpërthim të kontrolluar dhe larguan dyshimet për mjetin në oborrin e spitalit.

Sipas një njoftimi, shpejt janë marrë masa që pacientët të kthehen në dhomat nga ku u evakuuan, ndërsa qasja në spital dhe shërbimet e kujdestarive po realizohen normalisht.

Policia ka konfirmuar po ashtu se pas shkatërrimit u konstatua se nuk kishte të bëjë me mjet eksplodues.


Mjet i dyshimtë në oborrin e Spitalit të Pejës, evakuohen pacientët

Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve në Spitalin e Pejës, për shkak se dyshohet se në oborr është gjetur një mjet i dyshimtë.

“Një objekt i dyshimtë në një qese është parë para pak kohe në oborrin e Spitalit, dhe Policia e Kosovës ka urdhëruar evakuimin e pacientëve të Repartit Kirurgjik dhe Pediatrik derisa ekipet profesionale të Policisë të saktësojnë se për çfarë mjeti bëhet fjalë”, njoftohet nga Spitali i Pejës.

Sipas këtij njoftimi vizitat tek pacientët sot janë ndërprerë për shkak të situatës së krijuar.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton se askush nuk ka nevojë të shqetësohet për pacientët ngase ata po trajtohen dhe janë marrë masa që kujdesi ndaj tyre të bëhet edhe pas evakuimit”, thuhet në njoftim.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme