Kronikë

Shpenzon paratë e firmës, inskenon rast kinse ato janë djegur

Një person është arrestuar pasi kishte raportuar rrejshëm se i janë djegur 1100 euro të firmës ku punonte.

Ai kishte raportuar në polici se gjersa ishte duke vozitur veturën, pronë e firmës, vetura ishte përfshirë nga zjarri dhe sipas tij janë djegur 1100 euro.

Gjatë hetimeve, ishte gjetur se i dyshuari kishte inskenuar rastin, ndërsa më pas e ka pranuar se i kisthe shpenzuar paratë, por me qëllim të mbulimit të humbjes së të hollave kishte deklaruar se janë djegur.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.