Kronikë

Organizonte ilegalisht lojëra fati, arrestohet

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi është vërtetuar se ai ka organizuar lojëra të fatit pa licencë në lokalin e tij.

Si dëshmi materiale janë konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike dhe një printer.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.