Tre të arrestuar për sulm fizik në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar për sulm fizik në Mitrovicë

15 maj 2018 08:54

Tre persona janë arrestuar për shkak të sulmit fizik ndaj Z.H. të hënën në Mitrovicë.

Sipas njoftimit nga policia, viktima Z.H. 53-vjeçar, ishte në lëvizje me veturë në hyrje të Mitrovicës, ku është sulmuar fizikisht dhe si pasojë ka kërkuar tretman mjekësor.

Personat e arrestuar janë:

I.A. 58 vjeçar

Sh.A. 26 vjeçar

K.A. 28vjeçar

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor.

Hetuesit policorë janë duke punuar në zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të këtij rasti, ka thënë policia.

Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ‘lëndim trupor’.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme