Kronikë

Arrestohet 35 vjeçarja shqiptare në Greqi, iu gjetën 5.6 kg heroinë në shtëpi gati për shitje

Descriptive Text

Një grua shqiptare është arrestuar sot (e shtunë) nga policia greke pasi iu në banesë iu gjet një sasi heroine e paketuar. Gruaja e arrestuar është e moshës 35-vjeçare, ndërsa banonte në qytetin e Selanikut.

Droga u gjet gjatë një kontrolli blic të policisë greke, pas informacioneve se në gruaja dispononte në banesë lëndë narkotike gati për ta shitur.

Dhe policët grekë nuk gabuan, pasi në shtëpi asaj iu gjetën 5.66 kg heroinë, një peshore me preçizion të lartë, një mjet prerës si dhe 8 365 euro cash. Paratë mendohet se janë fitimet e gruas nga shitja e lëndëve narkotike, shkruan "shqiptarja".

Gruaja është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndëkohë që vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të saj.