Kronikë

Arrestohet zyrtari i APK-së, transportonte dru që dyshohet të jenë vjedhur

Policia e Kosovës, përmes raportit të sotëm policor, njofton se ka arrestuar tre persona në Podujevë, njëri prej tyre zyrtar i APK-së, Agjensioni Pyjor i Kosovës.

Policia, njofton se të njëjtit në bashkëpunim, janë kapur në flagrancë me dy kamionë duke transportuar dru të cilët dyshohen se janë vjedhur, e që nuk kishin as dokumente përcjellëse, transmeton Koha.net.

Në konsultim me prokurorin, tre të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa kamionët dhe drutë janë sekuestruar. Rasti policia thotë se është duke u hetuar.