Kronikë

Arrestohen dy persona pasi rrihen me një grup nxënësish në Istog

Descriptive Text

Dje në Istog, policia ka arrestuar dy persona të gjinisë mashkullore, pasi të njëjtit, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur, janë rrahur me një grup nxënësish.

Si pasojë e rrahjes, në raportin policor thuhet se lëndime të lehta kanë pësuar disa prej tyre.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit e arrestuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pesë të tjerët janë intervistuar dhe liruar. Rasti është duke u hetuar.