Kronikë

Një i arrestuar pasi tenton të kalojë kufirin me pasaportë të tjetërkujt

Një rom, shtetas i Malit të Zi, është arrestuar në pikën kufitare në Kullë.

Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit të dokumenteve kishte prezantuar pasaportën që s’është pronë e tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.