Kronikë

Një i arrestuar në Shkabaj për kanosje ndaj ambasadës së Finlandës

Descriptive Text

Një person është arrestuar në mëngjesin e së hënës në fshatin Shkabaj të Prishtinës nën dyshimin për veprën kanosje.

Pjesë e operacionit të policisë ka qenë edhe kontrollimi i shtëpisë, ku nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Personi i arrestuar është A.R. mashkull 33-vjeçar, shtetas i Kosovës.

Mësohet se bëhet fjalë për personin që më 16 mars kishte kanosur personat zyrtarë të ambasadës së Finlandës në Prishtinë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e hetuesve policor të stacionit Qendra, personi i dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.