Kronikë

Përplasen 3 vetura në Rrugën e Kombit, disa të lënduar

Tre vetura janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të shtunë, në afërsi të Rrëshenit.

Sipas policisë lokale janë përplasur automjeti tip “Volkswagen” me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., automjeti tip “Opel” me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe automjeti tip “Benz” me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.

Nga përplasja janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i automjetit tip “Volkswagen”, si dhe një nga pasagjerët e mjetit “Opel”, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, transmeton gazeta shqiptare.

Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel (ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po heton për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shpejtësia me të cilën po lëvizte njëri nga mjetet dhe lagështia në rrugë janë arsyet e përplasjes.