Kronikë

Aksident në rrugën Ferizaj – Shtime, ka viktima

Në rrugën Ferizaj-Shtime rreth orës 05:35 ka ndodhur një aksident me fatalitet me ç’rast kanë vdekur dy persona.

Policia përmes një komunikate për medie, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një persona me iniciale, A.B i moshës 40-vjeçare, ngasësi i veturës Audi, i cili në mos përshtatje të shpejtësisë ka humbur kontrollin me veturë.

Me këtë rast, ai ka kaluar në anën e kundërt të drejtimit duke u përplasur në disa gurë skaj rruge, me ç’rast vozitësi dhe pasagjeri (Y.B. 39 vjeçar) sipas mjekëve, nga lëndimet që kanë pësuar kanë ndërruar jetë.

Policia gjithashtu njofton se trupat e pajetë të viktimave, me urdhër të Prokurorit u dërguan në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion. Gjithashtu, thuhet se me këtë rast janë duke u marrë hetuesit e Njësitit të trafikut rrugor në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.